Aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (Video)

12.11.2016 10:32:26

Sot, në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen, Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Lummadh të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kombibus, ndërsa nuk dihet për pasoja në njerëz, njofton Klan Kosova.