Tehnoplast sot fillon me ndërtimin e fabrikës në Bunarxhik të Shkupit

12.11.2016 10:23:00

Në zonën zhvillimore teknologjike industriale në Shkup, sot do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e fabrikës vendore “FPC Tehnoplast”.

Është paralajmëruar investim prej 10 milionë euro, i cili do të hap 200 vende të reja pune.

“FPC Tehnoplast” prodhon komponenta plastike për industrinë automobilistike, elektrike dhe elektronike.

Sipas njoftimeve këto prodhime do të shiten edhe tek brendet e njohura automobilistike si BMW, Audi dhe Renault.