Neglizhohen masat kundër koronavirusit, xhumaja falet masivisht nëpër xhamitë e Kosovës

13.03.2020 12:37:38

Në Kosovë po vazhdon të tregohet neglizhencë në respektimin e masave të Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Ani pse sot u mbajt një takim mes kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Xhumaja është falur sot në xhamitë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Madje, në këto xhami është vërejtur një numër shumë i madh i njerëzve, e që është kundër masave për ndalimin e përhapjes së virusit.

Pas takimit mes Tërnavës e Vitisë është marrë vendim që nesër të dezinfektohen të gjitha xhamitë në Kosovë.

Po ashtu, nesër do ta mbahet një takim i BIK-ut ku pritet të ndërmerren masa të reja.