Nekropoli ilir në Kopil të Kroacisë ndryshon historinë e Ballkanit dhe të Evropës, si Piramidat në Sarajevë

08.07.2018 17:01:00

Disa muaj me pare, në lokalitetin kroat të quajtur Kopil, arkeologet kroate, kanë gjetur një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, Ky lajm sensacional, e con datimin e prodhimit te qeramikes ne historine e njerzimit, disa mijevjecare me perpara duke bere qe te reformohen etapat e ndertimit te jetes njerzore mbi toke. Por ajo që është akoma me habitëse, eshte fakti se në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, të gjitha kçto që tregojnë pavarësi dhe parazhvillim nga qytetërimi helenistik.

Te gjitha keto lajme, i vene arkeologet dhe historiane t e botes, para nje detyre vertet te jashtezakonshme: te reformojne jo vetem datat e kronologjise se prodhimit te qeramikes, por edhe te hekurit, bronzit, argjendit, qelqit etj, pra te gjithckaje qe njeriu ka prodhuar ne historine e tij me te hershme. Me pak fjale, sot kerkohet rishkrimi i te gjithe historise se njerzimit. Edhe arkeologët kroat deklarojne se historia Ilire do të rishkruhet dhe me këtë rast edhe historia e Ballkanit dhe Europës.

Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times, e cila, duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroat, shkruan: “Paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamuthëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.helmeta-ilire-640×645

Pra, per kohen qe po flasim, keto gjetje na provojne se këta njerëz kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetinë: Ata kanë pasur kulturë, zhvillime teknike e sociale, dhe kanë ditur shumë më shumë se sa ndoshta po hamendësojmë edhe tani ne, Edhe arkeologë kroat e amerikan, tpo theksojne se edhe librat që sot kemi ne dore mund të konsiderohen si të shkretë, për nga mësimet e gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme.

Arkeologët kroatë kur e bën publik zbulimin e tyre, thanë se këto gjetje e ndryshojnë kuptimin e historisë së përgjithshme botërore.

Zbulimet në ishullin e Korcullës, në lokalitetin Kopil, janë gjetur ne një nekropol ilir, ku janë gjetur copëza qeramike që datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, duke prezantuar punën kulmore të hulumtimeve katër vjeçare.

Paradoksalisht me bindjet dhe librat historik dhe arkeologjik, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe njerëzore, me moshën e piramidave të Bonjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se i ka zbuluar, dhe janë rreth 20 mijë vjet të vjetra, e më shumë.

Pra, kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, është zhvendosur për më shumë se 10 mijë vjet apo rreth 15 mijë vjet para shfaqjes së asaj të hershme, dhe më shumë se 15 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik, dhe që Europa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror madje, duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet.

Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit, thuhet në deklarimet e arkeologëve kroat.

Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, kishte deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund të shfaqet tërë historia e panjohur njerëzore. Në ishullin Korçula janë zbuluar dëshmi të jetës njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

“Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç.

Menjëherë pas këtyre rezultateve interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare, raportonin mediat.

Fakti me i vecante dhe sinjifikues njekohesisht, eshte ai i heshtjes se Akademise sone te Shkencave ne lidhje me ngjarjen ne fjale. Te bindur se nuk kane asnje kapacitet profesional, as arkeologet e as historianet apo akademike te ndryshem shqiptare e kosovare, jo vetem nuk marrin mundimin te shkojne e ti shikojne “su locus” gjetjet e jashtezakonshme, por as qe guxojne te shkruajne dy rreshta interpretues mbi keto gjetje.