Pushuesit drejt plazheve të Jugut, trafik i ‘çmendur’ në Vlorë

08.07.2018 17:01:16
Kjo e dielë ka shënuar një kaos kryesisht në rrugët drejt Jugut të vendit. Shumë makina me pushues kanë pritur me orë të tëra për të shkuar në destinacion.

Situata më e rënduar ka qenë në zonën e Vlorës, kryesisht tek Uji i Ftohtë pranë vendit të quajtur Jonufër.

Kjo edhe për shkak se në këtë pjesë po kryhen ende punime në njërën anë të rrugës. Por nga tjetër është vërejtur mungesë të gatishmërisë së policisë për të zgjidhur ngërçin e krijuar në rrugët problematike.