Nëna mëson të birin pesëvjeçar të tymos kanabis

17.01.2017 15:41:15

Një grua është arrestuar derisa djali i biri i saj pesëvjeçar është marrë nën kujdestari, pasi ajo filmoi veten duke i dhënë marihuanë djalit të saj.

Në videon shokuese, gruaja shfaqet duke mbajtur një cigare të mbështjellë në gojën e djalit, i cili pa u menduar dy herë shihet duke e tymosur.

Besohet se ishte vetë kjo grua e papërgjegjshme që ka shpërndarë videon kontroverse në internet, por me sa duket nuk kishte menduar edhe shumë për pasojat.

Shërbimet sociale dhe policia kanë bastisur shtëpinë e saj në Bahia Blanca të Argjentinës, me ç’rast morën nën kujdestari djaloshin, derisa nëna e tij u arrestua.

Gjatë bastisjes policia ka gjetur 45 plumba të revole, kamera, telefona mobil dhe dy rrënjë të marihuanës që i kishte mbjellë brenda shtëpisë.