Nëna nga Gorazhdeci “ia kthen” Thaçit, lulet e vendosura mbi varrin e djalit të saj

17.08.2016 14:55:36

Siç shkruan “Sputnjiknews.com”, nëna e njërit nga fëmijët e vrarë në Bistricë afër Gorazhdecit në vitin 2003, “ia ka kthyer” kurorën e vendosur te varri, presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Së paku kështu pretendon ajo me një gjest të bërë, gjegjësisht me heqjen e tufës së luleve aty, shkeljen e tyre, dhe dërgimin në një stacion policor – si protestë se ishin pikërisht ata që lejuan shkuarjen e Thaçit aty.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është përkulur dhe ka vë kurora lulesh pranë lapidarëve të serbëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Thaçi në Facebook, ka shpërndarë fotografi duke u përkulur pran lapidarit të disa të rinjve serbë të vrarë në Gorazhdec, 14 vite më parë.

Ai duke e dënuar vrasjen e tyre, edhe ekzekutimin e 400 fëmijëve tjerë shqiptarë gjatë luftës së fundit në vend, tha se jetët e tyre u morën nga dora kriminale e jo nga shteti.

“U godita më shumë se më 13 gusht, kur shkuam në varreza! Ai vrau fëmijët tanë, e tani vjen aty…”, ka thënë Senka Jovovic.

Sipas saj, nëse deshi të tregohej human, ai është dashur të shkonte dhe tu tregonte atyre se kush ishte vrasësi i fëmijëve.