Muhamet Mustafa: Duhet të ketë më shumë punë në projekte të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

17.08.2016 14:43:04

Profesori i shkencave ekonomike, Muhamet Mustafa, nëpërmjet një postimi në facebook, ka trajtuar në mënyrë ndryshe çështjen e diferencave që mund të kenë shqiptarët në pjesë të ndryshme të hapësirës shqiptare në rajon, lidhur me çështje të ndryshme, që të nxitura edhe nga shërbime sekrete të shteteve fqinjeve, kanë prodhuar herëpashere edhe elemente të mosmarrëveshjeve, që kanë kaluar edhe në nivel të fyerjeve.

Duke qenë me pushime në Shën Gjin, nga ka mundur të përcjellë debatet e ndryshme në mediat e Tiranës lidhur me çështje të tilla, profesor Muhamet Mustafa ka shprehur bindjen se çështja e diferencave të tilla ndërmjet shqiptarëve, siç është dhe i ashtuquajtur “antikosovarëziëm”, më shumë është produkt i shërbimeve të ndryshme sekrete, sepse kur ndodhi lufta në Kosovë, shqiptarët në shtetin shqiptar bënë atë që profesor Mustafa e quan “vepër e mrekullueshme të qeverisë dhe vëllezërve e motravetona në Shqipëri”, por edhe vlerëson “erupcionin e gëzimit gjithandej në gjithë fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë” me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Profesor Mustafa, po ashtu, e di se ka gjithandej hapësirës shqiptare të tillë që thirren në “paternalizëm”, dhe në “kujdestari”, por ai është i bindur se këtyre duhet t’u përgjigjemi me “më shume pune ne projekte te perbashketa ne ekonomi, arsim, shendetsi, kulture dhe sport”.

Të plotë, postimin e profesor Mustafës mund ta lexoni më poshtë:

“Si duket ne shqiptaret , kendej dhe andej kufirit vuajne nga nje sindrom i dhenies zjarr qendrimeve te tyre me fjale te forta dhe te papeshuara. Fjala “tradheti” ka hyre ne mode ne luften primitive politike, por eshte e cuditshme kur perdoret edhe nga analiste “racionale”. Sadoqe jane apsurde shkrimet e kesaj javes se fundit te Fairajt dhe Bushatit dhe ndonje tejteri , them qe mos te shqetsohemi shume per ta. Nuk duhet te shqetsohemi aq teper as per faktin se pse ne i gezohemi shume suksesit te sportisteve te Shqiperise, sepse rrethanat historike kane bere qe ne te ndjejeme shume me teper “per vendim ame”, se sa ata qe kane ndjere per vuajtjet e tona nen okupim. Sa u perkete ketyre te dyve mendoj se me se miri nga te gjithe u jane pergjegjur Mero Baze dhe Adri Nurollari. Une kam perjetuar momente kur i eshte fryre shume “antikosovarizmit” ne Shqiperi, ne vitet 90 , sigursht jo pa ndikim te sherbimeve nga vendet fqinje, por kemi qene pastaj deshmitar edhe te vepres se mrekullueshme te qeverise dhe vellezerve e motrave tona ne Shqiperi gjate luftes ne pranveren e vitit 1999, kemi qene deshmitar te erupcionit te gezimit gjithandej ne gjithe fshatrat dhe qytete e Shqiperise kur u shpall pavaresia e Kosoves. Investimi per rrugen e kombit poashtu ka qene nje veper e madhe e qeverise shqiptare dhe nje barre me te madhe e ka bartur Shqiperia. Eshte fakt se integrimi ne ekonomi, arsim dhe kulture po ecen shume ngadale , dhe ketu le te me lejohet te them ndoshta per faj te te dy paleve, dhe per nje nyance me shume te Shqiperise. Te dhenat per tregtine, inciativat ne shume fusha tregojne se ka nje asimteri ne inciativa dhe veprime, po megjithate kemi nje progres. “Paternalistet” ne Shqiperi dhe “kujdestaret” ne Kosove shpejte do ta shohin se jane jashte mode. Sherbimi i me i madh per ta do te ishte nese kesaj pune do ti frymim dhe do ta shnderronim ne “ceshtje” te madhe. Ne vend te kesaj duhet te kete me shume pune ne projekte te perbashketa ne ekonomi, arsim, shendetsi, kulture dhe sport.”