Nëndega e LDK-së, “28 Nëntori” në Prizren filloi mobilizimin për zgjedhjet e 11 qershorit

14.05.2017 15:49:27

Nëndega e LDK-së “28 Nëntori” në Prizren, e cila është nëndega më e madhe në qytet, e para ka filluar aktivitetet për të mobilizuar elektoratin e saj për zgjedhjet e 11 qershorit, në përputhje me angazhimet qëndrimet e Kryesisë së degës së LDK-së në Prizren që janë marrë në mblehjen e saj të fundit.

Kryetari i kësaj nëndege, z. Vahit Karavidaj, nuk ka pritur shumë që të çojë në vend qëndrimet e kryesisë së degës për të filluar që të mobilizohen strukurat e degës dhe të nëndegëve për këto zgjedhje, duke u bërë shembull edhe për kryetarë të nëndegëve të tjera të LDK-së në këtë komunë.

Me këtë rast, në një takim që u mbajt sot, e ku ishte kryetari i degës, z. Haxhi Avdyli, dy ish-deputetët, Anton Quni dhe Hatim Baxhaku, dy zëvendësministrat, Hanefi Muharremi dhe Valdet Hoxha, si dhe anëtarë të tjerë të tjerë të strukurave të degës dhe të nëndegës, si dhe të propozuarit e degës për të qenë kandidatë për deputetë, u shpreh në mënyrë unanime vullneti dhe vendosmëria për mobilim të plotë për rezultat fitimtar në këto zgjedhje.

Në këtë takim është zhvilluar një debat konstruktiv, në të cilin është shprehur vullneti për të qebë unik, për të punuar fort dhe për të shkuar me bindje të plotë për fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Kryetari Haxhi Avdyli, pasi përgëzoi kryetarin e nëndegës, z. Vahit karavidaj pë këtë orgaizim të mirë, u shpreh se duhet të jemi unik, duhet të mobilizohemi dhe në bashkërendim edhe me kryesinë qendore dhe me strukura të tjera, të arrijmë që edhe si komunë të jemi më të përfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm dhe në institucione të tjera.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni, i cili është anëtar i kësaj nëndege në Prizren, ka folur edhe për shkaqet që kanë çuar në prishjen e koalicionit, e në mënyrë të veçantë për çështjen e demarkacionit, me të cilën PDK ka provuar të ngrejë një kurth për LDK-në.

Edhe ish-deputeti tjetër, Hatim Baxhaku u shpreh njësoj dhe përgëzoi z. Karavidaj për organizimin e këtij takimi.

Zëvendësministri Hanefi Muharremi ka folur për punën e ministrisë së Infrastrukurës dhe ka theksuar në mënyrë të veçantë faktin se nuk ka ndodhur që të ketë pasur nevojë që prokuroria të trokasë në derë dhe të bjë ndonjë hetim.

Zëvendësministri Valdet Hoxha ka vlerësuar punën e MPB-së dhe ka folur edhe për punën e tij së zëvendësministër, sidomos në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve.

Kryetari i nëndegës, z. Vahit Karavidaj është shprehur për nevojën që mobilizimi të jetë i plotë, të tregohet unitet dhe të bëhet gjithçka që nga këto zgjedhje të dalim fitimtarë.