Nëndega e LDK së e Zürichut mbajti mbledhjën e fundit përgatitore për Kuvendin zgjedhor që do të mbahet me 17 shtator 2016

11.09.2016 09:50:05

Mbledhjen e hapi kryetari i nendeges zoteri Lulzim Maliqi i cili pasi e propozoi rendin e dites, tregoi per aktivitetin që eshte bere ne dy javet e fundit. Të gjithë anëtarët e kryesisë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin gjër në maksimum, që kuvendi të ketë mbarëvajtje sa më të mirë. U bënë përgatitjet e fundit dhe u ndanë detyrat për dekorimin e sallës, himnit dhe materialin votues.

Kryesia e Nendegës ishte e mendimit, edhepse kuvendi i fundit ishte krejt në rregull, prap të i zbatoi kriteret e zgjedhjes së organeve të Nendegës në harmoni të plotë me rregulloret dhe udhezimet statutore të LDK- së: 1. Kuvendarët duhët të dëshmojnë fletëpagesën për anëtarësinë e paguar për vitin 2016. Me dëshminë e treguar fiton të drejtën të zgjidhet dhe të zgjedhë. Sa i përket anëtarësisë, arkëtari do të tregoi para kuvendarëve lëvizjen e fundit bankare të nxjerrur online nga banka. Këto të dhëna do të i jepen edhe anëtarit të kryesisë së degës si dhe do të i dergohën komisionit qendror i caktuar nga kryesia e LDK- së në Prishtinë për përcjelljën e proqesit zgjedhor.

Kryesia e Nëndegës e përkrah degën por bën apel që kësaj here të jetë më syqel dhe të përdorë kritere të njejta për të gjitha nendeget dhe mos të jetë për dikend nënë e dikend njerkë. Përndryshe delegatët e Zürihut do të bëjnë vërejtje në kuvendin e degës.Vetëm kështu do të kemi zgjedhje cilësore dhe do të dalim unik në mbështetjen e politikave dhe proqeseve brenda LDK së në Kosovë dhe Dr. Isa Mustafa do të ketë mbështetje më të madhe nga anëtarësia e LDK së në Zvicër.