(Nga takimi i kryesisë së LDK-së Nëndega në Slothurn)
Frymës dhe aktivitetit të Lidhjes Demoratike të Kosovës Nëndegës së Solothurnit në Zvicër dhe aktivitetit në tërsi të sajë, nuk i nevoitet asnjë eksces i çfardo forme denigruese, negative të ultë apo primitive nga kushdo që tenton t’a shkaktoj atë,qofshin individ brenda ose jashtë aktivitetit të LDK-së Dega në Zvicër. Me këtë reagim filloi mbledhja e kryesisë së Nëndegës në Solothurn të Zvicrës drejtuar nga kryetari i kësaj Nëndege zotëri Ahmet Kosumi, e cila Nëndegë reagoi unanimisht me keqardhje lidhur me icidentin e sulmit fizik shkaktuar ndaj sekretarit të kësaj Nëndege z .Mustaf Behlulit ku pësoi edhe lëndim trupor,nga një aktivist i hershëm i ish-kryesive të kaluara të Degës së LDK-së për Zvicërr , z.N.P. në mbledhjen e zgjeruar të Degës së LDK-së mbajtur me 10.shtatorë 2016 në Langhendorf. Kryesia e Nëndegës së LDK-së për Sollothurn ,sulmin e këtij rasti në fjalë e vlerson si një rast të ultë dhe izolues i cili nuk përkon fare me aktivitetin dhe synimet primare në avansimin e veprimtarisë së mëtutjeshme që është obligim i vetëm i LDK-ës në Zvicër, mobilizimi i mëtutjeshëm i antarësisë dhe aktivitetit partiak konform rregullores dhe statutit të LDK-ës aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe krytari i saj, Akademik, Isa Mustafa. Më tej kjo kryesi apelon te e gjithë antarësia e LDK-së për Zvicër, të evitohet dhe mos të bien pre e provokimeve eventuale nga askush që imponon akte të tilla të ulta , që nxisin konflikte të panevojshme dhe kanë për qëllim ndoshta dekoncentrimin e aktivitetit të LDK-ës për Zvicër Më tej në këtë takim të kësaj kryesie u vlersua aktiviteti i i kësaj Nëndege e cila faktikisht dëshmon Bazën e LDK-ës për Zvicër padyshim me aktivitetin dhe antarësinë gjërë që ka në Kantonin e Solothurnit, dhe ky aktivitet nuk duhet të shiqohet nga askush me asnjë lloj zilie. Por se i cili duhet të provoj të japë kontributin e tij pozitv në krijimin dhe forcimin vlerave edhe më të mëdha që duhet të kenë si synim avansimin e reformave partiake të LDK-së i cili aktivitet është në radhë t’parë kombtar. Kryetari i kësaj Nëndege z.Ahmet Kosumi, njoftoi lidhur me përgatitjen dhe mbajtjen e Kuvendeve të rregullta nëpër disa nëndegë që do të pasohet me mbajtjen e Kuvendit të ardhëshëm të jashtzakonshëm të Degës së LDK-së për Zvicër. Me një përkrahje të fuqishme të antarëve tjerë të kryesisë së kësaj Nëndege u vendos që kjo kryesi nuk ka nevojë për ndonjë kuvend tjetër zgjedhor duke ditur se z. Ahmet Kosumi po e udhëheq këtë Nëndegë me shumë përgjegjësi dhe nga antarësia e kësaj Nëndege nuk kërkohet ndonjë organizim i ri i ndonjë kuvendi duke patur mbështetjen e padiskutushme nga antarësia e kësaj Nëndege për kryesinë aktuale në krye me z. Ahmet Kosumin.
25.09.2016, Langendhorf
Nga komisioni për Informim i Nëndegës LDK-së Sollothurn








































