Nëndega e LDK-së në Wilisau/LU do të mbajë Kuvendin zgjedhor

02.02.2017 20:23:04

Kuvendet e nëndegëve të degës së LDK-së në Zvicër po vazhdojnë me dinamikën e paraparë. Nëndega e LDK-së në Wilisau/LU do të mbajë Kuvendin e saj zgjedhor më 4 shkurt dhe u bënë ftesë anëtarëve të saj të marrin pjesë.

“Nëndega e LDK-së në Wilisau/LU mbanë kuvendin e saj zgjedhor

Ftesë

Të nderuar anëtar të LDK-së të nëndegës në Wilisau/LU,

Ftoheni të merrni pjesë në Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege.

Kuvendi zgjedhor mbahet të shtunën, 04.02.2017 ,

Fillon në ora 17.00,

Adresa:  Klubi ” Dardania ”

Blleiche – Areal West 4800 në Zofingen

Mirësevini!

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau/LU

Fehmi Gagica, kryetar” – thuhet në ftesën e kësaj nëndege.