Derisa adoleshenti i larë në gjak po vdiste në rrugë pas përplasjes me autobus, kalimtarët e rastit e filmonin me telefona (Video, +18)

02.02.2017 20:30:22

Në Karnataka të Indisë një autobus ka përplasur një djalosh, i cili për një kohë të gjatë qëndroi i shtrirë në rrugë i mbuluar me gjak duke i lutur kalimtarët e rastit që t’i ndihmojnë, të cilët vetëm e shikonin dhe e filmonin me telefona.

Videoja e publikuar në internet ka shkaktuar reagime të ashpra në Indi, raportojnë mediat lokale.

Anvar Ali 17-vjeç ndërroi jetë pasi humbi shumë gjak, kurse mjekët kanë deklaruar se ai sigurisht se do të mbijetonte po që se do të dërgohej me kohë në spital.

Ali ishte duke shëtitur me biçikletë kur u përplas nga një autobus, ndërsa menjëherë pas tij u grumbulluan dhjetëra kalimtarë të rastit të cilët menjëherë nxorën telefonat mobil dhe filluan ta filmojnë, duke refuzuar ta ndihmojnë.