Nënkryetari i AP së NATO-s: E pakuptimtë mospjesëmarrja e Serbisë!

22.10.2016 10:00:41

Paolo Alli, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare  të NATO-s, gjatë fjalimit të tij në Seminarin e 93-të ‘Rose-Rothë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbet në Prishtinë, tha se ky seminar është historik për faktin se është i pari që mbahet në Kosovë.

Ai ka thënë se e ardhmja e Ballkanit është në integrimin euro-atlanik.

Sipas tij, Kosova është stabile nga aspekti i sigurisë për kundër sfidave. Alli deklaroi se anulimi i pjesmarrjes së delegacionit të Serbisë në këtë seminar, është i  pakuptimtë, raporton lajmi.net.

Kjo pasi siç është shprehur Alli, në këtë seminar ka pasur mundësi të diskutohet për gjëra të rëndësishme.

Alli ka thënë se dialogu është shumë i rëndësishëm për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.