Filloi punimet seminari ‘Rose-Roth’ i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

22.10.2016 09:52:09

Punimet Seminari i 93-të ‘Rose-Roth’ i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ende nuk filluar. Mysafirët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kanë filluar të vijnë.

Ndryshe, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Në takimin treditor do të diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të  Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.

Ligjvënësit e NATO-s do t’i shqyrtojnë zhvillimet politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik rajonal, si dhe reagimin e Ballkanit Perëndimor ndaj sfidave që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe menaxhimi i fluksit të migrimit nëpër Evropë.

Seminari është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të  Delegacionit të  Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane.

14786921-1480376648646172-1678545786-o 14808775-1480376195312884-993401953-o 14799976-1480375558646281-1386276127-o 14800127-1480376561979514-462067765-o 14786931-1480381648645672-397448260-o 14787670-1480375315312972-511270082-o 14786860-1480375965312907-1523077541-o 14813122-1480380185312485-731389055-o 14787463-1480375188646318-269268946-o 14807830-1480380525312451-1424683126-o 14813094-1480379865312517-1263475110-o rwwr