Nënshkruhet marrëveshje për projketin “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care) në Komunën e Podujevës.

17.01.2017 14:38:42

Sot, Ministri i Shëndetësisë z.Imet Rrahmani, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi ,kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu dhe Drejtori e Caritas Kosova don Viktor Sopi nënshkruan marrveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projektit “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care) në Komunën e Podujevës.
Ky projekt do ta ndihmojë QKMF-në në Podujevë për realizimin e vizitave për të gjithë pacientët që marrin mjekim në shtëpi; të gjithë ata pacientë të cilët për arsye të ndryshme shëndetësore nuk kanë mundësi që t’i vizitojnë objektet e QKMF-së. Projekti gjithashtu ka për qëllim që përmes stafit të ri profesional të ndihmojë që të ngrihet cilësia e shërbimeve shëndetësore, në veçanti në zonat rurale.
Lidhja Demokratike përmes eksponentëve të saj qeverisës është e përkushtuar të përmirësoj jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.