FSK-ja filloi aksionin humanitar për dhurimin e gjakut

17.01.2017 14:37:19

Sot, në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), filloi aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, i cili  do të vazhdojë për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.

Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK gjatë dy fazave brenda vitit.

Sipas menaxherit për marketing të QKTGJK-së, Fadil Mahmuti, interesimi i pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të Ministrisë së FSK-së, është tejet i madh, ndërsa q[[ në ditën e parë, këtij aksioni i janë  përgjigjur mbi 30 pjesëtarë të MFSK-së.

FSK-ja, tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksioneve humanitar për dhurimin e gjakut, me moton “ një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, tha Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK.

Aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, që nga dita e sotme, do të vazhdojë edhe për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.