“Nëse Greqia vijon me ujërat territoriale, duhet të kërkojmë Çamërinë”/ Shpëtim Idrizi zbulon çfarë i kërkoi Metës në takim

04.09.2020 10:15:32

Presidenti Ilir Meta nisi ditën e sotme takimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. I pari që ka mbërritur në Presidencë ishte kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Pas takimit, ai bëri të ditur se ka ngritur shqetësimin në lidhje me zgjerimin e ujërave territoriale greke.

“I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë.

Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë.

Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare