Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit

10.04.2019 16:12:22
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër.

Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër në ora 10:00.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media në Kuvendin e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Kryesi do të mblidhet më kërkesë të 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.