Neuer: Ky futbollist e meriton të shpallet më i miri në botë

09.01.2017 17:46:44

Manuel Neuer beson se Cristiano Ronaldo do ta fitojë çmimin për futbollistin më të mirë të vitit 2016.

FIFA sot në një ceremoni të organizuar në Cyrih, do të shpall futbollistin më të mirë të vitit 2016.

“Cristiano Ronaldon do të fitojë çmimin ‘Lojtari i Vitit’, ai e meriton këtë”, ka deklaruar Neuer pas mbërritjes në vendin ku do të mbahet kjo ceremoni.