Evakuohen dy shkolla në Danimarkë, shkak kërcënimet më bombë

09.01.2017 17:43:17

Dy shkolla janë evakuuar sot në Danimarkë, pasi është marr një informatë se kishte bombë, njofton policia.

Personi që kishte dhënë informacionin kishte zë femëror dhe fliste anglisht.

Dy shkolla në qytetin danez në Holsterbro dhe Lolland, kanë marr pothuajse kërcënime me telefon në të njëjtën kohë, në orët e mesditës, sipas mediave vendase.

Më pas të dyja shkollar janë kontrolluar dhe deri më tani nuk është gjetur ndonjë gjë.