New Jersey, policia vret një shqiptar të armatosur

25.04.2020 14:50:03

Policia amerikane e ka vrarë shqiptarin me inicialet L.A. në New Jeresy pasi ky i fundit ka refuzuar ta dorëzojë armën.

Para se të qëllohej për vdekje, atij disa here i është kërkuar nga Policia që ta lëshojë armën nga dora.

Sidoqoftë personi në fjalë ka vazhduar që ta mbajë armën me të dy duart. Në video dëgjohet oficeri i policisë duke thënë se po ia jep të gjitha mundësitë atij, por ky i fundit është duke refuzuar, , shkruan dailyvoice.com, transmeton Klan Kosova.