New York Times sërish prezanton Kosovën si destinacion për t’u vizituar (Foto)

30.10.2016 19:39:55

Pikërisht një javë pasi që publikoi fotografinë e parë nga Kosova, e përditshmja më e madhe në botë, New York Times sot sërish e ka prezantuar Kosovën si destinacion për t’u vizituar.

Në fotografinë e re të publikuar nga New York Times Travel në rrjetin social Instagram, shihen bjeshkët e Deçanit apo siç njihen ndryshe këto vargmale, Alpet Shqiptare, shkruan lajmi.net.

“DaviLlasana (Danielle Villasana) e ka kapur këtë fotografi gjatë udhëtimit për në Manastirin e Deçanit në Kosovë  #kosovo #monasteries #travel”, shkruan nytimestravel.
Dhe vetëm brenda një orë pas publikimit, kjo fotografi ka marrë rreth 1100 pëlqime (like).

Javën e kaluar, nytimestravel publikoi një fotografi nga Manastiri i Deçanit, ku bënte thirrje për të vizituar Kosovën dhe për t’u njohur me bukuritë që ofron shteti ynë. /Lajmi.net/