Nexhmije Hoxha, gruaja e Enver Hoxhës, mbush 96 vjet

11.02.2017 15:48:18

Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha ka mbushur plot 96 vjeç dy ditë më parë.

Ajo e ka festuar ditëlindjen në apartamentin e saj në “Laprakë”.

“Panorama” sjell edhe foton nga surpriza që djali i saj, Iliri bashkë me të shoqen i kanë bërë Nexhmijes.

Ata janë mbledhur së bashku për të festuar ditëlindjen e 96-të të bashkëshortes së ish-diktatorit Hoxha.