Neymar ‘ngroh’ stolin. PSG fiton Superkupën, “turpëron” Monacon

04.08.2018 19:51:50

Paris Saint Germain nuk lë asgjë për rivalët në Francë. Pasi triumfoi në kampionat, Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës sezonin e kaluar edhe sezonin e ri, klubi kryeqytetas e nisi duke ngritur lart një tjetër trofe.

PSG fitoi Superkupën e Francës pasi mposhti lehtësisht Monacon me rezultatin e thellë 4-0 në sfidën e zhvilluar në Shenzhen të Kinës. Në një ndeshje ky të dyja skuadrat kishin shumë mungesa, spikati klasi i Angel Di Marias autori i një dygolëshi ndërsa u aktivizua vetëm në 15 minutat e fundit Neymar.

Argjentinasi hapi serinë e golave duke ezkekutuar në mënyrë perfekte një goditje standarte, ndërsa më pas ishte radha e dy të rinjëve Nkunku dhe djalit të legjendës George Weah, Timothy Weah për të vulosur fitoren e kampionëve të Francës, në fund kishte vend edhe për golin e dytë personal të Di Marias.

Paris Saint Germain e fitoi për herë të 8-të në historinë e klubit Superkupën e Francës ndërsa për Thomas Tuchel ky ishte trofeu i parë në krye të parizienëve.