Nga 8 dhjetori te 20 janari: Hapat e instalimit të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

13.11.2020 18:20:27

Me marrjen e shtetit të Arizonës, shanset për Trump që të përmbysë rezultatin janë të vogla, edhe sikur të përmbysë Georgia-n.

Aktualisht Biden ka 290 vota elektorale dhe Trump vetëm 217. Megjithatë Trump ka kërkuar rinumërimin në Georgia e Pennsylvania, i cili po vijon dhe ka çështje në gjykatë për të dyja shtetet. Këto do të duhet të mbarojnë deri më datë 8 dhjetor, kur duhet të nisë çështja në Gjykatën e Lartë, e cila do të duhet të mbyllet brenda 14 dhjetorit.

Në këtë datë, Zgjedhësit e Mëdhenj 538 vetë, do të duhet të takohen shtet për shtet për të caktuar se kujt do t’ia japin votat. Thuajse gjithmonë, Zgjedhësit i kanë qëndruar besnik atij që i ka caktuar, në rast të kundërt këta janë quajtur në literaturën politike si “zgjedhës të pabesë”.

Pra në shtetet ku ka fituar Biden, zgjedhësit e mëdhenj do të firmosin një procesverbal të veçantë dhe e njëjta do të ndodhë tek ata që kanë votuar për Trump.

Kur të votohet formalisht për Presidentin e ri, atëherë nis dhe tranzicioni i pushtetit nga Donald Trump tek Joe Biden, që nis me transferimin gradual të pushteteve, nga politika e brendshme e deri tek butonat bërthamorë, që transferohen menjëherë pas betimit më 20 janar 2021.

Ndërkaq më 3 janar do të rinisë punën dhe Kongresi i ri: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati që do të inagurojnë legjislaturën e