Nga forcat amerikane janë vrarë 3 civilë afganë pas eksplodimit të bombës

12.06.2017 13:21:21
Abdul Wahab, zyrtar i rajonit, Ghani Khel, tha se ushtarët amerikanë kanë hapur zjarr kundër civilëve sot herët në mëngjes, pasi makina e tyre ishte goditur nga një bombë në rrugë.

“Ata hapën zjarr kundër civilëve që ecnin në afërsi, duke i vrarë të tre personat”, tha Wahab, dhe ka shtuar se “ata mund të kenë menduar se këta njerëz ishin ata që e kanë aktivizuar bombën”.

Nuk ka pasur informacione të menjëhershme për viktima eventuale amerikane nga ky eksplodim.

Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Kabul tha se po zhvillonte hetime lidhur me raportet për këtë incident.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim, duke thënë se nga ai janë vrarë pesë trupa të jashtme, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve,