Nga janari procesohen ligjet që kanë të bëjnë me sigurimin jetësor të policëve

28.12.2018 16:30:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradianj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se janë tri ligje të cilat priten të procesohen për sigurinë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se nga muaji janar do të vijnë ligjet në qeveri për tu procesuar, pasi po bëhen për herë të parë.

“Kemi sigurimin shëndetësor, pensional dhe jetësorë. Kemi tri ligje. Një nga këto ligje është në Ministrinë e Financave, ngase po bëhet kalkulimi. Një tjetër është e gatshme të vij në janar në qeveri, pra jemi në proces pasi po bëhen për herë të parë. Ajo që po gëzohem është që ligji i pagave i jep përkrahje policisë dhe nuk i diskriminon të tjerët. Nëse polici nuk e kryen punën e vet të gjithë jemi të rrezikuar”, ka thënë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.