Nga sot, ndihmat humanitare do të grumbullohen dhe shpërndahen vetëm nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë

09.08.2016 11:39:01

Kryqi i Kuq në Maqedoni bën të ditur se nga dita e sotme do të mbyllen të gjitha stendat, ku janë mbledhur ndihma për rajonet e prekura nga vërshimet,

Të gjithë ndihmat do të grumbullohen në depot e Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe në shkollën Naum Naumovski Borçe, që më pastaj të shpërndahen nga aktivistë te Kryqit të Kuq.Prodhimet më të nevojshme janë ushqimet e konzervuara, pelena dhe ushqime për fëmijë, ujë për pije, mjete higjienike dhe dezinfektuese, lopata, çizme të gomës dhe kova uji.Kryqi i Kuq bën të ditur se deri tani janë mbledhur rreth 140 mijë euro.