Projekti “Kijevë –Zahaq”, banorët të painformuar

19.12.2017 22:51:29

Për projektin e rrugës që do të lidhë Kijevën e Malishevës me Zahaqin e Pejës nuk janë të informuar banorët, ku edhe pritet të kalojë traseja e rrugës.

Në ministrinë e infrastrukturës sigurojnë banorët e kësaj ane se çdo pëllëmbë e tokës do t’iu kompensohet.