Nga Trump te BE/ “Nxirja” me fyerje dhe sharje në Parlament, justifikimi i Ramës dhe “loja” pa kthim me negociatat

11.11.2016 11:19:34

Nga Trump te BE/ “Nxirja” me fyerje dhe sharje në Parlament, justifikimi i Ramës dhe “loja” pa kthim me negociatat

 

Gëzim Saliu

Rekomandimi i dhënë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave, i shoqëruar me kushtet e zbatimit të disa reformave, u bë dje pjesë e debatit në seancë parlamentare. Kryeministri Rama tha se vendi mori hapjen e negociatave pa asnjë kusht, duke theksuar se bllokuesja e vetme e procfesit ishte opozita që dërgoi ligjin e vettingut në gjykatën Kushtetuese. “Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, me mirëkuptimin që të fillojë zbatimi i ligjit të vettingut. Nëse këtë do ta quajmë kusht, apo kushtëzim, ky është një kusht dhe një kushtëzim që nuk lidhet me këtë qeveri, por lidhet me këta. Sepse ligjin e vettingut e kanë bllokuar këta. Sepse ligjin e vettingut e kanë çuar këta në Gjykatën Kushtetuese në përpjekjen e turpshme për ta shpallur antikushtetuese”, u shpreh Rama. Më tej kreu i qeverisë theksoi se raporti i progresit ishte sipas tij një pasqyrë kundër atyre që ai i cilësoi si propagandë e shfrenuar kundër ezkekutivit. “Mjafton të lexosh kapitullin për ekonominë për të kuptuar se cili është opinioni i një gjykatësi shumë rigoroz kur vjen fjala tek ekonomia dhe sa larg janë nga ky opinion të gjitha opinionet që shprehen këtu.  azhdojmë me angazhimin e qeverisë për reformat transformuese dhe europianizuese ku Komisioni vlerëson progres të vazhdueshëm në rrugën e reformave. Vazhdojmë me luftën kundër korrupsionit për të cilën Komisioni vlerëson se është bërë progres i vazhdueshëm. Vazhdojmë  me luftën kundër krimit të organizuar dhe meqë jemi tek kanabisi, edhe kundër kultivimit të kanabisit ku Komisioni Europian vlerëson, e zeza mbi të bardhë, modernizmin e Policisë së Shtetit dhe luftën kundër kanabisit”, theksoi Rama.

Reagimi i Berishës

Ndërkohë në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha theksoi se  në dhënien e rekomandimit ishte deciziv roli i opozitës, duke nënvizuar nga ana tjetër se KE nuk hapi negociatat. “Çdo shqiptar që e lexon rekomandimin, e ka të qartë si drita e diellit se është meritë e opozitës e cila votoi reformën. Edhe dje në krah e kishte kur fliste ai i pafytyrë, se nuk fliste njeriu ashtu kur ka në krah një diplomate, por ia përplasi në fytyrë sepse Rekomandimi ka të bëjë me Reformën që e votoi opozita. Rekomandimi ynë ka të bëj me votimin e reformës, të cilën e votoi opozita, dhe po të mos e votonte opozita rekomandimi nuk do ishte kërkund në horizont. Opozita ka bërë dhe do bëj gjithçka”, u shpreh Berisha. Më tej ish-kreu i qeverisë theksoi se kancelarja e Gjermanisë pohoi dy vite më parë se negociatat do të hapen pasi të votohet dhe të zbatohet reforma dhe ne të shihet e të bindet BE sesi po e zbatoni atë. “Ata që duan ta lexojnë me ndershmëri Komisionin, i ka thënë të gjitha Komisioni, ata që duan ta lexojnë me kokë në tepsi, ata pastaj vërtiten siç u vërtit Edi Rama këtu. Komisioni për fat të keqpër shkak tuajin dhe të Edi Ramës nuk hapi negociatat”, theksoi Berisha.

 

Borchardt – Basha: Procesi politik po shkatërrohet nga lidhjet e krimit me politikën

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi ditën e djeshme një takim me Ambasadorin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt. Duke u ndalur tek situata aktuale në vend, Basha shprehu nevojën për garantimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Lideri i demokratëve fajësoi kryeministrin Rama për vonesë të qëllimshme të reformës zgjedhore dhe votimit elektronik që sipas tij, do siguronte zgjedhje të lira. “Në mënyrë të qëllimshme, Rama pengon berjen efektive te komisionit per reformen zgjedhore dhe qe prej muajit maj ka refuzuar platformen e paraqitur nga Partia Demokratike për garantimin e zgjedhjeve te lira dhe të ndershmë.Reforma, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike cështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike,” – theksoi kryeopozitari. Për shefin e selisë blu lidhjet e krimit me politikën po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri. “ Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri. Zgjedhjet e 2015-ës e më pas ato të Dibrës, treguan qartë se Edi Rama do të përdorë paratë e drogës dhe rrjetet kriminale për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do të blejë pushtet politik. Kjo përbën‎ rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme”– deklaroi kreu i të djathtëve. Nga ana tjetër Borchardt garantoi kryetarin e PD – së, se OSBE me ekspertët e saj do të angazhohet për të asistuar funksionimin sa me parë të komisionit të reformës zgjedhore për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së.

Hahn: Nuk kemi heshtur për drogën në Shqipëri, çështje serioze që duhet zgjidhur

Komisioneri për zgjerimin Jonahes Hahn deklaroi ditën e djeshme se Brukseli nuk ka heshtur për çështjen e drogës në Shqipëri. Në një intervistë për ABC News, Hahn e konsideroi drogën si Shqipëri si një çëhstje serioze për të cilen duhet reagim i shpejtë i autoriteteve shqiptare. “ Gjatë debatit që unë pata me eurodeputetët në komisionin e punëve të jashtme sot ju referova kësaj çështjeje. Pra, ne nuk kemi heshtur mbi këtë çështje. Mendoj se është një çështje serioze dhe duhet të trajtohet dhe të zgjidhet dhe në këtë çështje secili duhet të luajë rolin e tij apo rolin e saj. Di që Shqipëria po bashkëpunon shumë afër me autoritetet policore italianedhe i bëj thirrje autoriteteve policore shqiptare që të reagojnë dhe të përballen me këtë çështje, pasi këtu ka edhe një rrezik të reputacionit. E di problematikën dhe duhet bërë më shumë për këtë,” – deklaroi Komisoneri Europian për Zgjerim. Referuar rrezikur për blerejn e zgjedhjeve të 2017 me paratë e drogës, Hahn theksoi se zgjedhjet do të jenë në monitorim të OSBE/ODHIR dhe Brukseli do raportohet nëse do ketë abuzime. “Kemi OSBE/ODHIR që monitoron proçesin si edhe fazën parazgjedhore. Ata do të trajtojnë këtë problem. Nuk dua të bëj komente tani, pasi është kompetencë e tyre të shohin se si do të bëhet përgatitjtja e zgjedhjeve, si do bëhet fushata, nëse do ketë abuzime që nuk do të jenë në përputhje me standartet tona dhe sigurisht që ata do raportojnë për këtë,’’ – tha Komisioneri për Zgjerim, johanes Hhan.

Integrimi në BE Vlahutin: Shqipërisë i duhet një dekadë për t’u anëtarësuar

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin gjatë një bashkëbisedimi me studentë, u shpreh se procesi i integrimit në BE varet nga Shqipëria. Dy ditë pas marrjes së rekomandimit për çeljen e negociatave, Vlahutin deklaroi se Shqipërisë do ti duhen gati 10 vite për t’u bërë pjesë e Unionit. “Procesi i integrimit varet nga Shqipëria, dhe ky nuk është një proces i lehtë. Vendeve i është dashur kohë, dhe nëse duhet të jem objektive në përgjigjen time; mendoj se duhet 1 dekadë. Na duhet një sistem i rregulluar mirë dhe institucionet që funksionojnë. Edhe vendit tim,Kroacisë, iu desh një dekadë për tu integruar në Bashkimin Europian pavarësisht se situata ekononike ishte më e mirë se ajo e Shqipërisë,” – theksoi ajo. Përfaqësuesja e Bashkimit Europian tha se ndryshimet më të mëdha do bëhen në administratë dhe drejtësi, gjatë procesit, në përpjekje për t’u anëtarësuar.” Nuk do të thotë se jemi në BE dhe jeta jonë ndryshon menjëherë. Ndryshimet më të mëdhja në administratë, në drejtësi do të bëhen gjatë procesit në përpjekje për t’u anëtarësuar. Dhe e dini çfarë ndryshoi në jetën time kur Kroacia u anëtarësua? E vemtja gjë është që nuk duhet të tregoja më pasaportën time,” – u shpreh ambasadorja Vlahutin.

sali-berisha

Tension në Parlament

Ish-kryeministri: Jam Sali Berisha unë, mor fundërrina, çakenj, këlysha blloku, plehra

Ish-kryeministri Sali Berisha shpërtheu dje në akuza e fyerje ndaj ministrit Bushati dhe deputetëve të shumicës në Kuvend. Teksa po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit lidhur me rekomandimet  e KE, duke akuzuar mazhorancën se ka vazhduar gjithnjë politikën e sulmit ndaj opozitës, Berisha u përfshi në debate me shumicën qeverisëse. Berisha po ashtu akuzoiqeverinë Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, e cila u sipas tij pezullua në favor të një pale të tretë dhe për para. Ndërhyjet e ministrit të Jashtëm dhe deputetëve socialist kanë sjellë një situatë tensioni në sallë.

Berisha: Marrëveshja e detit u rrëzua për hesap të një pale të tretë dhe jo për interesin kombëtar.

Ndërhyn Bushati nga vendi duke i akuzuar për tradhëti

Berisha: Mor fundërrinë, mor këlysh i bllokut, mor fundërrinë, akuzohesh për gylenist, njëherë për kështu…

Meta: ju lutem z. Berisha se keni kaluar edhe kohën….Bushati, Berishës: Turp të të vijë.

Berisha: Nëse rrugëçër si ky këtu të rritur nga ata që s’po ia them emrin u jepet fjala në këtë mënyrë, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë..

Flasin nga vendi me zë deputetet e shumicës: Merrni masa, mbylljani fjalën

Bushati, Berishës: Mos bëj me gisht, more vesh. Rrugacc ke djalit tënd ti…

Berisha: Njerëz që s’kanë interes kombëtar, për para dhe të një pale të tretë i futën thikë interesit kombëtar, jam Sali Berisha unë, o budallenj, nuk tërhiqem unë, o cakenj,

Revoltohen deputetët e shumicës në sallë, kërkojnë ndërprerjen e fjalës

Berisha: Jam Sali Berisha unë, e di si më dukeni ju mua, plehra, unë vij për parlamentin,

Meta: Ju lutemi mbani qetësi dhe etikën përdnryshe do bëj pushim

Berisha: Ju më dukeni plehra, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë, nuk më bëjnë të tërhiqem unë…

Revoltohen deputetët e mazhorancës, ngrihen në këmbë….

Berisha: … Rama e ka të qartë që e ka kokën në tepsi nga ky raport i cili në çdo rresht, në çdo fjali i thotë se me ty nuk ka negociata, se negociatat do ti hapë PD dhe opozita. Si përfundim shakaxhintë vazhdojnë të bëjnë rrugaçin në Parlament. Këto janë muajt e fundit në pushtet dhe i them se qenit kur i vjen fundi shkon e bën shurrën në derë të selisë.

Meta: ju lutem z.Berisha, kujdes me fjalorin….

 topalli-rama

Rekomandimi i KE

Rama: PD-ja një tufë patetike e komike, nuk i duhet as dreqit

Në fjalën e tij në parlament duke justifikuar deklaratat e tij ndaj Presidentit Donald Trump nuk nguroi të shprehte një sërë akuzash ndaj opozitës. Përmes një fjaloir të mbushur me ironi e fyerje, kryeministri e cilësoi opozitën si një tufë patetike e komike që nuk i duhet as dreqit.

  1. Rama: Aq pozitiv ishte rekomandimi saqë nuk e mjegulloi dot as kryetari çehreprishur i PD-së, as heshtja e liderit të PD-së që poston qëndrime edhe për sjelljen e një kryeplaku në një fshat që nuk i dihet emri, por asnjë germë nuk e gjeti dje për rekomandimin e natyrisht as rropatja e Shveikut – që sapo erdhi… ( Aldo Bumçi)
  2. Bumçi nga vendi: pop se nuk gëzoni ju pra me që keni marrë rekomandimin, jeni të nxirë… Paloka: ku e gjen këtë fjalor, do e mbani këtë ju….

E.Rama:  Në fakt nuk është hera e parë që ata që Borgesi i quan ‘karanxhollë’ të pagdhendur, dhe më turret mua tufa se unë flas. Këta karanxhollë, kjo tufë,

Revoltohet Jozefina Topalli, i drejtohet foltores së Kuvendit dhe kërkon ndalimin e fjalës së kryeministrit

E.Rama: Këta njerëz që nuk janë as në nivelin e berberëve të Stambollit, siç e përshkruan dhe Faik Konica tek “Shqipëria si m’u duk”, janë po ata që Fan Noli i quante gjithherësh “bejlurçina, patetikë, komikë”…se këta nuk kanë ndryshuar në rrugën e tyre dhe jargavitjen e tyre ndaj të fortit.

Prostetojnë e debatojnë nga vendi E.Paloka e E. Spaho

Rama: Ky shtet që mund të jetë edhe i varfër, por s’mund të ulet në gjunjë. Mund të jetë shumë pas të tjerëve, por jo për të thënë atë që duhet….Nga gjithë kjo furtunë në gotën e rakisë së kafes së madhe të kësaj politike karanxhollësh do të mbetet vetëm fytyra levantine e kanibalit në dramën shekspiriane me atë sjelljen zvarranike ndaj të madhit: “Mos ke rënë nga qielli? Lërmë të jem skllavi yt…”. Askush nuk dëshiron që ju të jeni skllevërit e askujt, sepse ju nuk i duheni as dreqit.

blushi

Deklaratat e Kryeministrit kundër Trump

Blushi: Rama, një trompist i sponsorizuar për të bërë zhurmë nga orkestra e njërit kamp

“Unë besoj se Edi Rama duhet të kerkojë ndjesë.Jo vetëm Presidentit të Shteteve të Bashkuara të cilin e quajti fatkeqësi për Amerikën.Në radhë të parë duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve, të cilëve për herë të parë në historinë postdiktatoriale u mbolli në kokë frikën nga Amerika”

Deputeti Ben Blushi komentoi ditën e djeshme, gjatë seancës plenare qëndrimin dhe deklaratat e kryeministrit Rama ndaj presidentit të sapozgjedhur të Amerikës, Donald Trump. Themeluesi i LIBRA –s, deklaroi se Rama u pagua për të bërë deklaratat kundër Tramp, duke theksuar se ai ishte nje trompist i përdorur për të bërë zhurmë nga orkestra e njerit kamp. “Në garën e zgjedhjeve amerikane Kryeministri i Shqiperise ishte nje trompist i përdorur për të bërë zhurmë nga orkestra e njerit kamp.Duhej të shurdhonte kampin tjetër. Kjo ishte detyra e tij.
Ky zgjodhi të ishte trompisti kundër Trumpit. Shikoni sa i rëndomtë.Une jam i bindur se ai u morr me qira per të mashtruar se gjoja, ai qe sot është President i Shteteve te Bashkuara është nje lider i refuzuar ne Evropë, në Ballkan dhe në nje vend me popullsi myslimane dhe njëkohësisht shumë proamerikane, ndoshta vendi më proamerikan në Evropë pa dyshim.Pikërisht këtë tha Edi Rama. Presidenti Trump është fatkeqesi sepse është kundër emigrantëve, kundër Kosovës dhe kundër myslimanëve.Kjo u provua si pavërtete duke i hequr themelin mashtrimit të tij prej amatori, “ – u shpreh Blushi. Për ish- socialistin, parimi i vetëm i kryeministrit Rama është pushteti dhe interesi. “ Si mund ta përdorë Kryeministri i Shqipërisë, Shqipërinë kaq keq?Për një foto, për një dorë dhe për një lemoshë?Kjo është çështja.Unë besoj se ne të gjithë e dimë pse e kemi Kyeministrin kaq mendjelehtë dhe kaq lehtësisht të sponsorizueshëm dhe të përdorshëm.Ky njeri nuk ka asnjë parim. Ky ka vetëm interes.Parimi i tij i vetëm është pushteti dhe pushteti është i vetmi interes,” –  nënvizoi ai.

Qëndrimi

Nga Foltorja e Kuvendit, Blushi shprehu bindjen se Rama duhet të kërkojë ndjesë për deklaratat e ashpra kundër Donald Trump. Themeluesi i Listës së Barabartë tha se qëndrimi i kryeministrit cënoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mendoj se ky parlament duhet t’ia zbardhë faqen vendit duke denoncuar zyrtarisht qëndrimin e Kryeministrit, papërgjeshmëria e të cilit cënoi marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara duke na rreshtuar gabim në një garë në të cilën ne duhet të ishim me demokracinë dhe jo me kandidatët.Unë besoj se Edi Rama duhet të kërkojë ndjesë.Jo vetëm Presidentit të Shteteve të Bashkuara të cilin e quajti fatkeqësi për Amerikën.Në radhë të parë duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve, të cilëve për herë të parë në historinë postdiktatoriale u mbolli në kokë frikën nga Amerika duke demtuar sentimentin e fortë dhe të arsyeshëm proamerikan që shqiptarët e mbajnë gjallë prej disa dekadash. T’i kërkosh përgjegjësi një Kryeministri të papërgjegjeshëm, nuk do të thotë se je me Trump, nuk do të thotë se je me Clinton, do të thotë se je me Shqipërinë,” –  deklaroi Blushi.

Deputeti i PS Taulant Balla, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor per verifikimin e ligjshmerise se emerimeve ne administraten shteterore.

Balla repikon me Blushin: Ke që në 2007 që nuk paguan kuotën e anëtarësisë. Blushi: Do t’i jap ty

Deputeti socialist Taulant Balla repikoi me deputetin Ben Blushi, pasi ky i fundit akuzoi kryeministrin Rama se u sponsorizua për të bërë deklarata kundër Donald Trump.Duke dalë në mbrojtje të kryesocialistit, Balla tha se Blushi akuzon Ramën pasi në takimin me Klinton në Tiranë kryeministri mori me vete Olta Xhaçkën dhe jo ish- deputin e PS – së. Deputeti socialist repikoi me themeluesin e LIBRA –s duke i kërkuar mos të përdorë fyerjet ndaj kryeministrit si kauzë të partisë së tij të re. “ Bottom of FormTi mund të kesh shumë inate me Ramën se kur Klinton ishte në Tiranë, ai vendosi të merrte Olta Xhaçkën dhe jo ty. Nuk mund të bësh fyerjet ndaj kryeministrit kauzat politike të një partize të re”, tha Balla. E menjehershme ka qenë replika e  Ben Blushit. “Deri kur isha anëtar i PS, paguanim 6 mijë lekë të reja kuotë anëtarësie. Mund të vazhdojë ta paguajë atë kuotë që Taulanti të çohet dhe të flasë gjithmonë pas meje, sepse më shtohen simpatizantët,” deklaroi Blushi. Socialisti Balla mori fjalën sërish dhe deklaroi se që prej vitit 2007 Blushi nuk ka paguar kuotën e anëtarësimit në parti. “E di sa gënjeshtar je? Ke që në 2007 që nuk e paguan kuotën e anëtarësisë,” – përfundoi nënkryetari i grupit parlamentar të PS – së.
Debati
Taulant Balla:
Po të kishe qenë aq i paanshëm sa do ti të jesh, minimalisht pas kritikës që bëre për kryeministrin, duhet të thoje “në konventën demokrate mbaj mend disa ditë më pas është çuar Paloka këtu dhe është shprehur, demokratët nuk e ftuan Ramën në Konventë, por ftuan Bashën”.  Bottom of FormTi mund të kesh shumë inate me Ramën se kur Klinton ishte në Tiranë, ai vendosi të merrte Olta Xhaçkën dhe jo ty. Nuk mund të bësh fyerjet ndaj kryeministrit kauzat politike të një partize të re.

Ben Blushi: “Kjo që ndodhi këtu sot, ka ndodhur edhe në Elbasan. Shumë njerëz më thonë pse nuk i përgjigjesh Taulantit? Deri kur isha anëtar i PS, paguanim 6 mijë lekë të reja kuotë anëtarësie. Mund të vazhdojë ta paguajë atë kuotë që Taulanti të çohet dhe të flasë gjithmonë pas meje, sepse më shtohen simpatizantët. Mos përto, çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë, do ta jap ty çdo muaj”.
Taulant Balla: “E di sa gënjeshtar je? Ke që në 2007 që nuk e paguan kuotën e anëtarësisë. Është dashur që të përjashtojmë që në 2007, sepse nuk e ke paguar. Ik, ik!

 

Bregu: Procesi i Integrimit në Europë, nuk i jep vota as PD, as PS, as LSI

Deputetja Demokrate Majlinda Bregu, gjatë fjalës së djeshme në Kuvend, deklaroi se nëqoftëse qeveria e sotme nuk do bllokonte marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria do t’i kishte hapur me shpejt negociatat. “ Sikur për tre vjet rresht maxhoranca e sotme të mos bllokonte marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria do t’i kishte hapur negociatat me kohë.
Edhe pas një pune kolosale të administratës dhe mbështetjes së partnerëve, nuk ia dolëm ta preknim këtë sukses para 4 Qershorit 2014, “ – u shpreh Bregu. Ish- ministrja tha  se procesi i integrimit nuk i jep vota asnjë partie politike. “ As Edi Rama, as Lulzim Basha dhe askush tjetër nesër, që mund të ketë fatin të fusë Shqipërinë në Europë, nuk ka për t’u shpërblyer nga votuesit shqiptarë me dy vota më shumë apo më pak për këtë gjë, por do të ndëshkohet menjeherë nga ata, nëse bën ndonjë hap kundër këtij procesi.Nuk është i yni, është i shqiptarëve. E përsëris se procesi i Integrimit në Europë nuk të jep vota, nuk i jep vota as PD, as PS, as LSI që e ka në emer, pasi shqiptarët na e konsiderojnë këtë si një detyrim që kemi ndaj tyre ” – theksoi ajo. Bregu deklaroi se ajo do vazhdojë përpjekjen dhe punën e saj për anëtarësimin e vendit në BE.   “Ndaj unë, ç’kam bërë prej 10 vitesh, do të vazhdoj ta bëj e ta them çdo ditë, sepse ky është vendi im. Nje vend me identitet Europian , jo identitet partiak. Mos u lodhni kot! Asnjë nga ju që murin e keni në kokë, nuk më bëni të ndjehem ligsht se jam aty ku e nisa! E dua Shqipërinë si gjithë Europa,” – tha ish ministrja e Integrimit.

rama-655x356

Deklaratat e kryeministrit për Trump

Rama, PD-së: Belejrucë e karanxhollë. Berisha: Korrupsion politik. Topalli: Goja llap e shpina dap

Kryeministri: Kritikat e mia ndaj kandidatit. Ju jargaviteni ndaj të fortit, shteti ynë mund të jetë i varfër, por nuk ulet në gjunjë. Berisha: Fole me kokë në tepsi

Gëzim Saliu

Zgjedhjet në Shetete e Bashkuar të Amerikës, fitorja e kandidatit republikan Donald Trump dhe deklaratat e mëparshme të kryeministrit Rama gjatë fushatës presidenciale ishin pjesë e debatit dhe tensionit që përfshiu palët politike dje në Parlament.  Kryeministri Rama e përshkroi si qesharak qëndrimin e opozitës pas fitores se Donald Trump duke justifkuar akuzat e tij si kritika ndaj një kandidati dhe jo Presidentit të SHBA. Por opozita e cilësoi sjelljen e kryeministrit si të papërgjegjshmem, ndërsa buri theksin tek ajo cfarë kërkonte të arrinte Rama përmes atyre deklaratave akuzuese ndaj Trump.

Përplasja

Qëndrimin e tij të fortë kritik ndaj Presidentit të zgjedhur tashmë në SHBA, kryeministri u mundua ta përcillte dje në seancën parlamentare përmes batutave dhe kritikave për opozitën.  “Unë flas për një kandidat të fushatës zgjedhore të SHBA duke shprehur kundërshtime për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, myslimanëve. Karanxhollët nuk thonë asgjë, sepse kur flisja unë këta ishin të zënë në konventën e kandidates se dhe sapo ajo nuk del fituese këta hidhen menjëherë në sulm, për të teguar sesa keq ndihen këta që unë paskam sulmuar presidentin e Amerikës. Ndërkohë  që unë kam kritikuar një kandidat për president të Amerikës. Dhe lëshohen nëpër portale, sikur janë çunat e lagjes që u ka dalë vëllai i madh nga burgu dhe sikur sikur duan të thonë, shihni tani çdo të të bëjmë ne” – deklaroi Rama. Më tej në qëndrimin e tij kryeministri nuk shprehu pendesë për qëndrimin ndaj Donald Trump, duke e cilësuar opozitën si një forcë që jargavitet ndaj të fortit.  “Do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në fjalët e mia, në sjelljet e mia, në veprën time nga asgjë tjetër përveç dinjitetit të Shqipërisë që kam nderin dhe privilegji të drejtoj sot si kryeministër. Ky vend s’ka pse të jetë gojë kyçur dhe në gjunjë përballë padrejtësive që i janë bërë në të shkuarën dhe që i bëhen në të sotmen. Nuk do të jetë pas askujt në lirinë për të thënë atë që duhet dhe kudo ku duhet. Çfarë kam thënë për kandidatin republikan është një shqetësim prej shqiptari, kryeministrit të një vendi që s’mund të heshtë kur keqtrajtohet verbalisht Kosova, emigrantët dhe myslimanët.”- u shpreh Rama.
Por ish-kryeministri Berisha e cilësoi si absurd sqarimin e pasardhësit të tij, duke e cilësuar një sqarim të bërë në rrethana dëshpërimi.  Zotëria (Rama) shtroi një çështje këtu, përsëri me kokë në tepsi. “Ka ndërhyrë për korrupsion politik në një fushatë elektorale më shumë se çdo njëri tjetër mbi tokë. Fushatat elektorale janë fushata elektorale, janë të hapura dhe çdo njëri ka mendimet e veta për fushatën, për kandidatët, e për të tjerat. Por ndërhyrja në mediat më kryesore amerikane, që ky as me sy nuk i sheh po të mos ja ofrojë korrupsioni politik, përbën një akt korruptiv shumë të rëndë. Po pse them me kokë në tepsi? Sepse e di ai mirë që kokën e ka në tepsi dhe e di që do iki sepse shqiptarët do i vënë drynin, por vepron në parimin e  të sëmurit psikik që nuk njeh kurrë gabim, të keqe apo pendesë”, tha Berisha.Më tej ish-kryeministri theksoi se Rama ka hallin e karriges së tij dhe jo të vlerave. “Amerika është vendi i vlerave, e kanë bërë të madhe vlerat dhe forcë më të madhe në botë që të lëshojë vlerat nuk ka. Nuk ka ngel njëri i blerë e i shitur, nuk ka ngel njëri pa moral, njëri i lidhur kokë e këmbë me krimin si Edi Rama të bëj avokatinë e vlerave amerikane”.  Ndërkohë ish-kryeparlamentarja Topalli nënvizoi në fjalën e saj se  kryeministri para se të flasë duhet ti vendosë një argjinatuyrë vetes, duke e lidhur ccështjen edhe me situatën e përmbytjeve në vend. “Ne në Shkodër kemi një shprehje: “Goja llap e shpina dap”. Kështu ndodh, kur Kryeministri flet pa i vënë një argjinaturë vetes, pa i vënë një digë vetes qoftë në raportet me fqinjët, qoftë në raportet me Trump-in, qoftë në raportet me Greqinë apo në raportet me vendet e tjera.  Edi Rama mund te thote cfare te doje per cdo gje, por kryeministri i vendit duhet te frenoje vehten. E ka per detyre.E kunderta eshte papergjegjshmeri”.

Patozi: Rama, gafë të rëndë me deklaratat për Trump, mund ti rrethohet emri me laps të kuq 

I pari që preku në seancën e djeshme parlamentare diskutimin e deklaratave të kryeministrit ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte deputeti i PD-së Astrit Patozi. “Shpresoj të mos e marrë vesh Trump deklaratën e Ramës, se do ta quajë Shqipërinë jo serioze. Edi Rama ishte përgatitur se çështja Trump do t’i përmendej nga opozita në Parlament. Dhe mesa duket i kishte marrë masat, për t’i kujtuar opozitës se jo me fjalë, por me vepra, edhe ajo kishte treguar se preferonte Hillari Klinton.”, u shpreh Patozi. Më tej ligjvënësi demokrat theksoi se,: “Të gjithë presin sot që Edi Ramës ti kthehet restoja për atë që mund të quhet gafë e rëndë. Trump mund të nxjerrë bllokun dhe t’ia rrethojë emrin me laps të kuq. Do doja shumë që nëse presidenti Trump nuk e ka mësuar ende deri tani dhe s’ka asnjë arsye për ta mësuar, të mos ja thonë kurrë atë që ka bërë kundër tij Edi Rama. Duke e konsideruar atë si qëndrim qesharak do mendojë se edhe Shqipëria nuk duhet marrë seriozisht.”.

edi-paloka-655x356-1

Edi Paloka

“Sulmi i Ramës ndaj Trump fsheh interesa të qarqeve okulte që cënoheshin nga fitorja e tij”

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka reagoi dje lidhur me qëndrimet e mëparshme të kryeministrit ndaj garës presidenciale dhe akuzave për Donald Trump, duke theksuar se pas tyre qarqe okulte. “Akt skandaloz i kryeministrit shqiptar i cili u përpoq gjatë fushatës në SHBA të nxjerrë Presidentin e zgjedhur aktualisht si një fatkeqësi jo vetëm për Amerikën por edhe për njerëzimin. Nuk e bëri as për Kosovën dhe as për Hillari Klinton. Akti dhe qendrimi i Ramës ndaj kandidatit, sot president i zgjedhur i SHBA-ve, është shumë më i rëndë, dhe si në disa raste të tjera ishte i sponsorizuar. Nuk lidhet me interesat e Kosovës dhe as me ato të Hillari Klinton, por lidhet me interesa të qarqeve okulte të cilat prej vitesh, që kur Rama ishte në Bashki të Tiranës, financojnë kryeministrin tonë, Edvin Rama. Këto janë interesa që cënohen me fitoren e Trumpit si President i SHBA-ve. Këtë nuk e them unë por e kanë deklaruar pjesëtarë të stafit të ngushtë të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump. Për të mbrojtur ato interesa okulte, Rama cënoi rëndë interesat e shqiptarëve duke rrezikuar seriozisht me qendrimet e tij marrëdhëniet me mikun më të madh e të rëndësishëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Paloka.  Më tej numri 1 i grupit kuvendor demokrat theksoi se kryeministri u justifikua në mënyrë të gënjeshtër për deklaratat e tij ndaj Trupm, pasi sipas Palokës, prapa tyre nuk qëndorn as interesi Kosvës dhe as ai ndaj mbrojtjes së myslimanëve apo emigrantëve. “ E pamë dhe e dëgjuam sot të justifikohet dhe lëpihet siç e ka zakon, tipike për të të shtrihet barkas para të fortëve dhe të lëpijë qelbësirat që nxjerr nga goja atehere kur ndihet i kërcënuar. E pamë sot të justifikohet dhe të mashtrojë se gjoja aktin e tij e beri për Kosovën duke abuzuar me një tjetër mashtrim të miqve të tij serbë. U sqaro sot edhe më parë se kjo historia se gjoja Trump ka qënë kundër ndërhyrjes në Kosovë është një histori e sajuar nga mediat serbe të cilat Rama e mori me dëshirë të dhe dhe e përdori edhe sot prap. Por kjo nuk e pengoi kryeministrin që duke u zvarritur të nxjerrë të njëjtin justifikim. E bëra tha që të mbroj Kosovën. Në fakt kjo është një gështjeshtër e shpikur”, deklaroi ai.

14996341_1812429465711597_718618318_n

Flet aktivisti

Goxhaj: Fitorja e Trump është fillimi i fundit të sorosizmit në Shqipëri

“Rama për herë të parë në 26 vjet bëri goditjen më të paimagjinueshme ndaj një kandidati presidencial amerikan dhe Basha bëri veprimin më të paimagjinueshëm në historinë e  PD-së duke u pozicionuar në një konventë të se majtes amerikane”

Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile, Altin Goxhaj ndër të paktët përkrahës të  Donald Trump në Shqipëri, në këtë intervistë për “Standard” deklaron se regjimit sorosian në Shqipëri po i  vjen  fundi, tashmë që Trump do të jetë president i ri i SHBA – së. Goxhaj kritikon deklaratat e ashpra të Ramës kundër Trump, si dhe pjesmarrjen e kryedemokratit Lulzim Basha në Konventën e Hilary Clinton. Me fundosjen e “Oligarkisë Sorosiasne” siç e cilëson avokati shumë faktorë të medias, shoqërisë civile dhe politikës, të mbetur pa mbështetje do duhet të mendojnë një plant tjetër shpëtimi.

1.Ju jeni ndër të paktët aktivistë të shoqërisë civile që keni mbështetur publikisht kandidaturën e Donald Tramp për Shtëpinë e Bardhë, duke e pare si te vetmen mundesi shpetimi nga ajo qe e keni cilesuar si Oligarki Sorosiane? Mendoni se kjo Oligarki do te marre fund, me fitoren e Trump?

Në fakt unë jam ndër të paktët aktivistë që kam pasur mundësi të identifikohem sepse ka pasur edhe të tjerë por organizimi i një çensure zyrtare të instrumentalizuar nga rrjeti sorosian mediatik i ka sfumuar si zëra idnividualë por në fakt ne kemi qenë një lëvizje e tërë e organizuar në rrjetet sociale si frymë. Unë e kam ndjekur fushatën e Trump qysh prej 6 muajsh dhe kam kuptuar se ajo nuk ishte një fushatë presidenciale por në radhë të parë një Lëvizje Politike e papreçedentë kundër një modeli dekadent të të bërit politikë bazuar te trafikun e interesave politikë dhe financiarë jo në dobi të interesave të Amerikës por të grupimeve dhe individëve që kanë degraduar si politikën amerikane por edhe vetë rolin dhe kontributin amerikan në të gjithë botën. Unë vetë kurrë s’kam parë njeri më të paparë dhe gjeni të marrëdhënieve publike si Trump që e mundi Ameriken e 1% dhe arriti deri ketu vetëm me Facebook dhe gjithë mediat kundër.Trump fitoi betejën me OLIGARKINE e korruptuar politiko-financiare që po e fundoste Amerikën! Ai u përball dhe mundi 1%shin të cilit i përket sepse vetëm një nga 1% mundet! Sepse vetëm ai di! Vetë Trump identifikoi me ndihmën edhe të Wikileaks dhe DcLeaks personalisht George Sorosin si kampioni i korruptimit të politikës së jashtme amerikane dhe blerja e saj për ta përdorur për interesat e tij destruktive dhe korruptive dhe në çdo spot të Trump sa herë flitej për korruptimin e politikës amerikane nga interesat e ndyra të establishmentit oligarkik financiar! Rrallë gjen miting të Trump që nuk përmendej Sorosi dhe ndërkohë publiku reagonte njëzëri! Soros u akuzua nga Trump, stafi i tij dhe mediat mbështetëse online si personi që po përpiqej të manipulonte zgjedhjet në SHBA madje 120 mijë firma u mblodhën në një peticion që iu dërgua Kongresit Amerikan për të ndërruar të gjitha makinat e votimit në 16 shtete sepse i kishte një kompani në pronësi të Soros dhe përgjatë ditës së votimit ka pasur video dhe vendime që vërtetonin difekte që gjthmonë favorizonin konvertimin e votës pro Trump në një votë pro Clinton. Kjo vërteton se Trump e ktheu Sorosin dhe rrjetin e tij global në një ikonë, një simbol të së keqes së SHBA dhe në të tilla raste ajo kokë do të pritet dhe do ti serviret në një tepsi floriri elektoratit amerikan si trofe e suksesit të politikës së Trump kundër establishmentit dhe korrupsionit!Kjo ishte fitorja e Shqipërisë! Ky është dhe fillimi i fundit të sorosizmit në Shqipëri bashkë me ushtrinë e vetë të mercenarëve që po e falimentojnë këtë vend! Sepse tashmë gjarpërit Soros iu shtyp koka në Washington dhe gjarpërinjtë e vegjël që ka lënë në Shqipëri kanë humbur mbrojtjen që ai u jepte nëpërmjet mbrojtjes globale që një ndër shtetet më të korruptuara në botë, shkelës i hapur i të drejtave themelore të njeriut, ku të gjithë televizionet janë totalisht të kapura dhe të bllokuara nga Oligarkia, të trajtohet dhe prezantohet nga Amerika sikur është një vend demokratik! Tashmë Rama dhe Oligarkia Sorosiane është Lakuriq në sytë e gjithë botës! Bota do tmerrohet më çfarë do të shohë tani që po i pritet koka gjarpërit Soros! Bota demokratike dhe opinion ndërkombëtar i interesuar apo i fokusuar në çështjet e Ballkanit do të shohë një Shqipëri të vërtetë ashtu siç është, rrugës drejt fundosjes dhe rrënimit pa kthim sipas një skenari sorosian i cili nga një anë çon drejt një vdekje klinike Shqipërinë dhe nga ana tjetër ndërton një oligarki sorosiane që po grabit gjithë pasuritë kombëtare, gjithë burimet, gjithë tenderat dhe gjithë tregjet duke e kthyer këtë vend në një çiflig sorosian me një regjim satrap me në krye Ramën dhe që lëviz si marionetë opozitën impotente nëpërmjet Bashës i cili është 100% nën kontrollin e Soros dhe me këtë rast në shërbim të plotë të planit sorosian për Shqipërinë!Pikërisht sot është dita që Lëvizja Kunder Oligarkise Sorosjane ka nisur institucionalizimin si një Lëvizje Patriotike brenda dhe jashtë çdo formacioni politik, qytetar, civil dhe mediatik për pastrimin e Shqipërisë dhe çdo segmenti politik, civil, shtetëror, joqeveritar dhe mediatik nga Mafia Sorosiane që ka nisur dhe po përfundon procesin e falimentimit social-ekonomik të Shqipërisë dhe ndërtimin e një Diktature Oligarkike të një bande që po e asfikson drejt vdekjes klinike Shqipërinë! Tani e kanë rradhën patriotët shqiptarë të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë të papenguar nga nje politikë e jashtme amerikane që ia kishte dhënë Shqipërinë me koncension George Soros! Ne po e institucionalizojmë Lëvizjen tonë si një Lëvizje Shqiptaro-Amerikane dhe Hapi i parë një proces ligjor kundër falimentimit ekonomik të Shqipërisë nga mafia sorosiane!

2.Pse keni folur për mbështetës të Klintonit në Shqipëri? Sipas jush cilët janë faktorët politikë që do të preken nga kjo fitore e Trumpit?   

Shqiptaret i janë mirënjohës Bill Clinton për atë që ka bërë për Kosovën por kjo s’do të thotë që për hir të kësaj shqiptaro-amerikanët të rrinë të shohin Shqipërinë tek rrënohet përsëri, ngadalë, ngjashëm edhe pse jo me shpejtësinë e 1997es! Ajo që ka ndodhur para realizimit të fazës finale të kthimit të Shqipërisë në një çiflig sorosian ne 2013 ka qenë kapja e PS nga tentakulat e Soros nëpërmjet Ramës i cili mbolli farën e sorosit nëpërmjet njerëzve të G99ës dhe njerëzve të Kokkalis apo njerëz të tjerë të Soros. Sali Berisha në 2005 me qëllim që të reduktonte rezistencën sorosiane themeloi KOPin dhe aty midis të tjerëve mori një dorë të mirë njerëzish të Sorosit! Basha kur u zgjodh, gjithë pjesën sorosiane të KOP-it e cila ishte edhe Kolona e Pestë e Sorosit i dha pushtet në PD dhe madje edhe vetë Majlinda Bregu që bën opozitën e Bashës është në fakt një lojë sorosiane që i gjithë debate i brendshëm opozitar të dominohet nga njerëzit e Soros dhe kështu skenari sorosian të realizohet më sukses. Shoqëria civile kontrollohet 100% nga oligarkia sorosiane dhe rrogëtarët e sorosit. Media televizive është e kapur plotësisht. Universitet tashmë janë nën kontrollin e njerëzve kryesorë të Soros si Henri Çili, Besnik Aliaj, Arlinda Duda, etj. Shqipëria po mbytet nën këtë asfiksi! Pikërisht të gjithë këta sot kanë marrë një goditje të rëndë për të cilën nuk ishin përgatitur sese janë shumë mediokër dhe miopë për ti paraprirë fitores së Trump dhe ka 2 ditë që kush i ka parë të gjithë ka parë vetëm fytyra të vrerosura njësoj si zyrtarët e korruptuar kur u dalin në TV videot e korrupsionit! Gjithë oligarkët e mëdhenj që janë pjesë e skenarit sorosian për falimentimin e Shqipërisë janë të shqetësuar dhe po ribëjnë llogaritë dhe planet e reja!

  1. A do ketë ndryshime në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë ? Mendoni se deklaratat e ashpra të kryeministrit Rama do ndikojnë në raportin me Trump?

Pyetja është po ne pse reaguam.Arsyeja ishte se deshen ta shesin si aset sorosian gjithë votën shqiptaro-amerikane te Zgjedhjet Presidenciale ta konvertojnë ne formën e aksioneve, kambialeve, aseteve, stoqeve të Bursës së Wallstreet-it!Deri në një pikë ja dolën! Deri disa javë më parë e kishin shitur nëpërmjet mediave sorosiane dhe delegacioneve politike të PS dhe PD -se si dhurate sorosiane te Clinton! Madje kishin shpikur para disa muajsh edhe përralla sikur Trump ishte proserb dhe antishqiptar dhe kjo kishte sjelle gjoja edhe urrejtje shqiptare ndaj Trump! Një makinë e tërë sorosiane shqiptaro-amerikan u vu në punë për ta prodhuar këtë “të vërtetë” krejtësisht të pavërtetë! Kështu Rama-Basha me një gure vrisnin dy zogj! Nëse fitonte Clinton si Rama dhe Basha zgjatnin afatin e marrëveshjes me Soros të 6 Dhjetorit 2014 për falimentimin e Shqipërisë dhe krijimin e një Oligarkie Sorosiane ku Rama drejtonte lojën dhe Basha i mbante ison, i lumtur për statusin e lartë sorosian! Nëse Trump edhe mund të fitonte, me pak gjasa sipas miopisë së tyre politike, nuk ishte faji as njërit e as i tjetrit por i gjithë racës shqiptare antitrump dhe kështu kundërgoditja e mundshme trumpiste do të amortizohej në gjeresine e fajtorit me emrin Shqiptari ç’ka mund të sillte edhe një lloj braktisje kaq fatlume për faktorin serb dhe grek që është ndjerë prej dekadash kaq i pafuqishem ndaj mbrojtjes amerikane presidenciale për Shqipërinë! Rama për herë të parë në 26 vjet bëri goditjen më të paimagjinueshme ndaj një kandidati presidencial amerikan dhe Basha bëri veprimin më të paimagjinueshëm në historinë e  PD-së duke u pozicionuar në një konventë të se majtes amerikane duke u pozicionuar hapur kundër traditës së PD-së për një rol neutral më pak preferencialitet ngjyre republikane siç kishte ndodhur respektivisht me PD dhe PS në 25 vjet! Ndërkohë Rama nëpermjet programit “Economic Growth of Albania” të financuar nga Soros kishte krijuar nje rrjet fake sikur përfaqësohej diaspora shqiptaro-amerikane dhe kjo çertifikonte dhe institucionalizonte kontrollin sorosian te vota e shqiptaro-amerikane ProClinton dhe AntiTrump! Basha kishte për detyrë ta mbronte këtë program që programon gjithë platformën ekonomike të Rilindjes për falimentimin e Shqipërisë dhe krijimin e Oligarkise Sorosiane! Brenda 4 muajve, u krijua një ortek online që përfshiu gjithë Shqipërinë mbi shkakun sorosias të mashtrimit politik me votën shqiptaro-amerikane! Me qindra shqiptaro-amerikan të djathtë apo papoziconuar të ndërgjegjësuar në një formë apo tjetër u deklaruan me votën e tyre ProTrump dhe madje një pjesë edhe AntiClinton dhe shkaku i këtij qëndrimi dhe reagimi, plotësisht apo pjeserisht ishte binomi Rama-Soros! Në SHBA tashmë e dinë! Vota shqiptare ishte si për Clinton dhe Trump! Dhe koka e George Soros është trofeja që Trump do ti japë elektoratit amerikan (referuar identifikimit që iu bë atij në fushatën disa mujore) si hapi i parë i pastrimit të politikës amerikane nga lobingjet korruptive dhe trafiku i influencave! Dhe rasti shqiptar është një ndër rastet më fatkeqe dhe më të pamerituar që ka ndodhur deri me tani! S’mund ti rezervohej nje shkretim dhe rrënim i tillë si ky popullit me proamerikan në botë nga Soros dhe banda e tij shqiptare!Tashmë konfigurimi i ri politik në SHBA ku republikanet kanë edhe Presidencën, edhe Senatin edhe Kongresin ka aktorë të tjerë shqiptarë të djathtë dhe është fillimi i një konfigurimi te ri politik dhe shoqëror në Shqipëri, si e vetmja zgjidhje për t’i dhënë shpëtim politikës shqiptare nga asfiksia sorosiane!