Ngrin në shtyllë elektriçisti i OSHEE-së në Kukës

05.01.2017 19:52:09

Si pasojë e të ftohtit ekstrem që ka përfshirë vendin tonë, një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngrirë në shtyllë, në qytetin e Kukësit.

Punonjësi i OSHEE-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit ku i është dhënë ndihma e parë.

Sipas mjekëve, ai ka mbërritur me temperaturë 34 gradë, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.