Aksident me vdekje në Tiranë-Fushë Krujë, makina përplas 40-vjeçarin

05.01.2017 19:50:44

Një 40-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin Tiranë – Fushë Krujë sonte rreth orës 19:00.

Viktima është përplasur nga një makinë tip Benz që drejtohej nga qytetari me iniciale Gj.Gj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Nuk dihet ende identiteti i viktimës së aksidentit.