Ngushllime familjes Mehmedi nga AGK

18.07.2017 16:25:56

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka ngushëlluar familjen Mehmedi dhe kolegët gazetarë, me rastin e ndarjes nga jeta të publicistit Qani Mehmedi.

AGK thotë se e ka pranuar sot me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Qani Mehmedit dhe njëherësh lutet që kjo dhimbje të përballohet sa më lehtë.

Qani Mehmedi punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re“ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar.

Po ashtu ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm”, kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.