Nike liron vetëm 89 palë atlete të mençura, ja pse

10.10.2016 17:21:31

Nike nepërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka liruar vetëm 89 palë atlete të mençura “Back to the future” të cilat mund të fitohen vetëm përmes llotarisë.

Të interesuarit duhet të blejnë biletë llotarie që kushton 10 dollarë në faqen e internetit ose në aplikacionin Nike+, transmeton lajmi.net

Të ardhurat e fituara do t’i dhurohen fondacionit Michael J. Fox, për kërkimin e shërimit të sëmundjes së Parkingsonit, ka raportuar Nike.

“Ne jemi shumë të privilegjuar për mundësinë që të ndihmojmë në financimin e kërkimeve në lidhje me sëmundjen e Parkingsonit”, është shprehur një zyrtar i kompanisë.

Atletet vetë-lidhëse “Back To The Future” janë produkti i fundit nga gjigandi i prodhimit të këpucëve./lajmi.net