Nikoliq: Jemi të gatshëm ta çojmë ushtrinë në Kosovë

15.01.2017 14:29:27
 Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, deklaroi sot se përpjekja e ardhshme e “institucioneve të përkohshme të Kosovës” që të nxisin konflikt do të përfundoi keq.

“Për këtë le të mendojnë shqiptarët dhe sponsorët e tyre”, ka deklaruar Nikoliq.

Presidenti serb tha edhe se Serbia është e gatshme për të dërguar forcat e armatosura në Kosovë, kur popullata serbe atje të kërcënohet.

Ai këtë deklaratë e bëri pas mbledhjes së Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas medieve në Serbi, mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”.

Nikoliq ka shtuar se temë e dialogut në Bruksel tash duhet të jetë treni dhe lëvizja e lirë, ndryshe s’ka çfarë të dialogohet më me Kosovën, ka njoftuar Tanjug.

BE-ja duhet të përgjigjet nëse Mustafa kishte pëlqimin e tyre për deklaratën e tij, tha presidenti serb.

Ai këtë deklaratë e bëri pas mbledhjes së Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas medieve në Serbi, mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”.