Trafik droge nga Shqipëria, kapen dy makina plot me kanabis në Greqi

15.01.2017 14:30:54

Dy makina të mbushura me një sasi të madhe kanabisi u kapën nga policia greke në qytetin e Janinës.

Aksioni antidrogë u zhvillua gjatë natës dhe u arrestua vetëm njëri prej shoferëve, pasi drejtuesi i makinës së dytë mundi të arratisej sapo vuri re forcat e polisië. Shoferi i arrestuar është një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Nga peshimi, rezultoi se të dy automjetet së bashku kishte një sasi droge prej 392 kg kanabis sativa që po transportohej nga Shqipëria me destinacion Greqinë.