Nis mbledhja e KP të LDK-së, Mustafa flet për demarkacionin dhe zgjedhjet (Foto)

12.04.2017 16:26:39

Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në këtë mbledhje ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për të diskutuara për zgjedhjet lokale dhe për demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa ka bërë të ditur se në këtë mbledhje marrin pjesë edhe deputetët që nuk janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm si dhe kryetarët e komunave nga kjo parti, raporton gazetari i lajmi.net nga vendi i ngjarjes.

Kreu i LDK ka thënë se kjo parti duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Ai gjithashtu ka thënë  se kryetarët e komunave nga LDK por edhe nga partitë tjera kanë treguar rezultate të mira. “Ne në nivelin lokal, nëpër komuna kemi përmbushur 90% të premtimeve”, ka thënë Mustafa.

Më tej, i pari i LDK-së tha se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për qëndrimin e partisë që ai drejton për çështjen e demarkacionit si dhe për obligimet në procesin e liberalizimit të vizave.

Mbledhja më pas ka vazhduar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

ldka1ldka2