Vulin: Edita Tahiri nuk pyetet për dialogun Prishtinë-Beograd

12.04.2017 16:28:23

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se Edita Tahiri nuk pyetet asgjë në lidhje me dialogun dhe se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit nuk duhet të lidhet me çështjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Edita Tahiri nuk pyetet asgjë për dialogun e Brukselit”, ka thënë Vulin në përgjigje të deklaratës së ministres për Dialog, Edita Tahiri, transmeton lajmi.net.

Kjo e fundi kishte deklaruar se dialogu Prishtinë-Beograd do të jetë në gjendje të vazhdojë vetëm pas lirimit të Ramush Haradinajt.