Nis takimi në LDK, pritet vendimi rreth presidentit

30.03.2021 12:44:14

Ka nisur takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me Grupin Parlamentar të LDK-së, ku do të diskutohet qëndrimi që do të kenë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ditën e djeshme kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje, ku pas takimit është thënë se kjo parti do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit.