Kohë haxhillëku: qytetarë nisen nga aeroporti “Adem Jashari”

03.09.2016 11:25:22

Haxhinjtë nga Kosova janë nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në drejtim të vendeve të shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medinë.

Gjatë qëndrimit atje, haxhinjtë do të falin namaz në xhaminë madhështore të Pejgamberit a.s.. do të vizitojnë varrin e Pejgamberit, pastaj xhamitë dhe vendet e rëndësishme të historisë, kulturës dhe qytetërimit islam.

 

 

Ata janë përcjell nga të afërmit e tyre, të cilët kishin ardhur për t’i uruar rrugë të mbarë.