Politologu Albinot Maloku në lidhje kandidatin për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq në profilin e tij në facebook, ka thënë se ardhja e tij, si Sekretar Gjeneral i OKB-së është pa matshëm e dëmshme për paqen botërore e jo veç në raport me Republikën e Kosovës.
Sipas tij, një Sekretar-Gjeneral i OKB-së si Vuk Jeremiq do të ishte e kundërta e qëllimit themeltar të kësaj organizate.
Lexoni statusin e plotë të Malokut:
OKB e ka pas dhe vazhdon ta ketë synim forcimin e bashkëpunimit midis kombeve e shteteve dhe që ky bashkëpunim të jetë në shërbim të forcimit të paqes në botë. Konfrom, kësaj dhe duke e njohur punën dhe angazhimin e ish-Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ish-Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, konsideroj se ardhje e tij tani si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, do të ishte e kundërta e qëllimit themeltar të kësaj organizate. Vuk Jeremiq gjatë angazhimit të tij në OKB, mbahet mend për debatin e thirrur nga ai, gjoja për tribunalet ndërkombëtare e në të cilin folën agresorët dhe jo viktimat. Mbahet mend për koncertin e organizuar në OKB, me këngën fashiste “Marshi në Drina” e cila i kushtohet njësive çetnike. Mbahet mend për një lobim të fuqishëm kundër shtetit të Kosovës, e mbi të gjitha edhe në Serbi mbahet mend si keqpërdoruesi më i madh i interesave të qytetarëve të vet për synime të veta. Ardhja e tij si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së nuk i bënë nder as Serbisë.
Shtatëdhjetë vjet pas themelimit të saj, OKB ta ketë një si Vuk Jeremiq në krye do të ishte pa matshëm e dëmshme për paqen botërore e jo veç në raport me Republikën e Kosovës. Si qytetar i Republikës së Kosovës, shtet ky që nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe që nuk ka të drejtë të vendosë se kush të jetë sekretar-gjeneral i OKB-së, mendoj që Vesna Pusiq do të duhej të ishte sekretare-gjenerale e OKB-së. Këtë kandidaturë shpresoj që do ta përkrahë edhe Republika e Shqipërisë në OKB.