Nishani konferencë për mediat në 18:00. A do ta dekretojë Fatmir Xhafajn?

19.03.2017 16:27:56

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka lajmëruar një konferencë për mediat sot në orën 18:00.

Edhe pse asgjë nuk është bërë asgjë me dije lidhur me temën e konferencës, nisur nga aktualiteti politik në vend mendohet që objekt i konferencës të vendimi i tij, ende pezull, për dekretimin e 4 ministrave të rinj, në veçanti ai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, emri i të cilit ka qenë shumë i diskutuar që kur u zgjodh nga kryeministri për të zëvendësuar në këtë detyre Saimir Tahirin.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje presidentit të mos e dekretojë Fatmir Xhafajn në postin e ministrit të Brendshëm gjë që nëse do të ndodhte do të ishte precedenti i parë në 26 vjet. Në bazë të kushtetutës, afati për të dorëzuar dekretet në Kuvend nga ana e presidentit është një javë, afat që skadon ditën e hënë.