Punëtori merr pazarin ditor, e harxhon në bastore

19.03.2017 15:55:37

Të shtunën një menaxher i një pompe të derivateve në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se punëtori i tij ka keqpërdorur paratë e biznesit.

Ai ka marrë pazarin ditor, prej 2500 euro më të cilat ka shkuar të luajë bastore, njofton policia.

I dyshuari më pas është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.