NISMA dhe AKR dorëzojnë koalicionin në KQZ

30.08.2019 19:30:45

Po hymë në orët e fundit të mbylljes së afatit për krijimin e koalicioneve parazgjedhore të 6 tetorit.

 KQZ sot ka raportuar se ende nuk kanë pranuar asnjë koalicion, shkruan lajmi.net.

Mirëpo lajmi.net nga burimet e veta mëson se koalicioni NISMA – AKR – PD kanë dërguar zyrtarisht koalicionin në KQZ.

Ky është koalicioni i parë që dorëzohet në KQZ, derisa koalicioni tjetër PSD – AAK ende nuk e kanë bërë të njëjtën.