Nismës i bashkohen 100 anëtarë të rinj në Prizren

08.10.2016 14:02:55

Nisma për Kosovën, dega në Prizren ka mbajtur tubim me qytetarët e Prizrenit, ku të pranishëm ishin edhe udhëheqës të kësaj partie,  kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, kryetari , Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, kryetari e degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, dhe anëtarë tjerë të kryesisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, qytetarëve të Prizrenit u tha se ne do të donim të flisnim këtu vetëm gjëra pozitive për fusha të ndryshme në vendin tonë, por për fat të keq, në këtë vend asgjë nuk është duke shkuar mbarë.

“Kemi luftuar vazhdimisht, që mbi bazën e meritokracisë të vendosen institucionet e shtetit për ta zhvilluar shtetin në shërbim të kombit, dhe jo për të instaluar nëpër institucionet e shtetit njerëz që në të shumtën e rasteve janë analfabet potencial”, ka thënë Krasniqi, thuhet në komunikatën e Nismës.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e Nismës në Prizren, për kontributin e deritanishëm që kanë dhenë për Nismën. Kryetari Limaj tha se është pozitive që në NISMA sot angazhohen ende njerëz që janë të gatshëm me dhënë nga vetja për Kosovën, por që në asnjë mënyrë nuk e japin Kosovën për interesin e vet.

Kryetari Limaj ka ftuar qytetarët e Prizrenit që të bashkohen me vizionin e Nismes, të bisedojnë me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga nëntoka, që t’i bashkohen Nismës, sepse baza dhe zemra e Nismës është në Prizren, dhe NISMA ndryshimin e Kosovës do ta filloj me ndryshimin e Prizrenit.

Ndërsa, kryetari i degës së NISMA’s në Prizren, Zafir Berisha, tha se NISMA në Prizren është duke u angazhuar vazhdimisht që t’ia kthejmë jetën Prizrenit.

nismapz

Jemi duke punuar çdo ditë që institucionet e Prizrenit t’ia kthejmë qytetarëve të Prizrenit, sepse për fatin e keq, institucionet lokale në Prizren janë vënë në shërbim të parapolitikës dhe të nëntokës, ka thënë kryetari i dëgës së NISMA për Kosovën në Prizren, Zafir Berisha.

Të bëhemi bashkë që t’i themi stop keqqeverisjes në Prizren por edhe në vend, ka thënë kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Pa dyshim, pjesa më madhështore e këtij tubimi, ishte ndarja e librezave të anëtarësisë së NISMA’s, për mbi 100 anëtarë të rinj, që ju bashkuan NISMA’s në Prizren.

Ditëve të ardhshme NISMA do të vazhdoj vazhdën e tubimeve me qytetarë nëpër komuna tjera, ku edhe do ketë aderime të reja, që masivisht po i bashkohen politikave socialdemokrate të NISMA për Kosovën.