Një buqetë e madhe me trëndafila të kuq/ Basha surprizon Kryemadhin për ditëlindje

09.04.2021 23:19:43

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi feston sot 47-vjetorin e lindjes, teksa lulet dhe urimet për të kanë qenë të shumta si nga miqtë e politikës ashtu dhe ata jashtë saj.

Një tufë me trëndafila të kuq i ka shkuar Kryemadhit dhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha.