Shqipëri/ Humbje tjetër tek bluzat e bardha, mjeku korçar humb betejën me COVID

09.04.2021 23:04:31

Një tjetër mjek shqiptar ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Mësohet se ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare mjeku i njohur korçar, Adhon Polena.

Polena ishte infektuar nga Covid-19 rreth 1 muaj më parë ndërsa gjendja e tij u rëndua në fillim të prillit. Ai ishte transportuar në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa mbrëmjen e sotme fatkeqësisht mjeku i njohur është ndarë nga jeta.