Një delegacion amerikan në Turqi për të hetuar mbi Gulenin

22.08.2016 22:52:27

Një delegacion zyrtar amerikan do të takohet të martën dhe të mërkurën me autoritetet turke në kuadër të hetimit mbi ish-imamin, Fethullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja se është mbrapa puçit të dështuar të 15 korrikut, sipas burimeve diplomatike turke.

“Ky delegacion i përbërë nga katër përgjegjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe të departametit të Shtetit do të zhvillojë takime juridike, në kuadër të vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, të mërkurën në Ankara”, shtoi ky burim, transmeton atsh.

Pës tentativës për grusht shteti, qeveria turke i kërkoi SHBA-së arrestimin urgjent dhe ekstradimin e Fethullah Gulen, që jeton në tokë amerikane që prej vitit 1999.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, i kishte bërë gjithashtu një kërkesë të dytë SHBA-së në fillim të gushtit për arrestimin e Gulenit.