Një delegacion i degës së LDK-së në Zvicër, vizitoi familjen e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova

04.08.2016 00:20:35

Sektori për informim i degës së LDK-së në Zvicër, nëpërmjet një njoftimi, njofton për vizitën që një delegacion i kësaj dege në krye me kryetarin, Haki Latifi i ka bërë të mërkurën, familjes së prresidentit Rugova. Më tej në njoftimin e saj thuhet:

“Delegacioni i Degës së LDK-së në Zvicër u prit nga zonja e shtëpisë së familjës së Presidentit Rugova, Fane Rugova, Djali i dytë z. Uka dhe vajza Teuta.
Gjatë kësaj vizite u këmbyen kujtime të paharruara nga jeta dhe vepra e presidentit Rugova, nga kaluara e ndritshme e punës dhe luftës së tij intelektuale dhe diplomatike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
familjaDelegacioni pastaj vizitoj ambientët e zyreve të pritjës dhe të takimeve në të cilën Presidenti kishte ushtruar aktivitetin e ti si burrshtetas dhe kishte pritur mysafirë, kryetar, diplomatë të ndryshëm ndërkombëtar.
Njëherit kryetari i Degës z. Haki Latifi në shenjë mirënjohje, nderimi dhe respekti për Presidentin, i dorëzoi znj. Fane një Mirënjohje ( pas vdekjës) për Presidentin Rugova e ndarë në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Nëndegës në Burgdorf.
Në fund të vizitës znj. Fana në emër të saj dhe të familjes Rugova u falënderua shumë për vizitën, Mirënjohjen dhe respektin ndaj Degës së LDK-së në Zvicër dhe mërgimtarëve në veçanti.

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër”